Opozita nuk ka ndryshuar mendje për të bojkotuar votimin në Kuvend të rezolutës anti-korrupsion. Gazment Bardhi tha se ai dhe grupi i tij në Kuvend nuk do të marrin pjesë në votim.
“Kuvendi nuk ka nevojë t’i thotë vetes me shkrim që është ndërgjegjësuar se duhet luftuar korrupsioni. Kush është i ndërgjegjshëm për këtë s ka nevojë t’ia pohojë vetes as me shkrim dhe as me zë të lartë. Mjafton, ta bëni pjesë të përditshmërisë tuaj, gjatë ushtrimit të funksionit, të punoni çdo ditë për këtë, të tregoni shembullin personal, të ngrini zërin ndaj aferave korruptive.
Ne këtë kemi bërë, dhe do vijojmë ta bëjmë pa qenë nevoja t’ia themi vetes para pasqyrës, dhe as për të bërë propagandë me këtë çështje.
Ndaj ju konfirmoj se ne e çmojmë të panevojshme miratimin e një rezolute për ti caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë. Ndaj do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim”, u shpreh Bardhi.