Rezniqi: Izraeli vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën, Irani nuk na njeh - Gazeta Express
string(69) "rezniqi-izraeli-vazhdimisht-e-ka-mbeshtetur-kosoven-irani-nuk-na-njeh"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 7:11

Rezniqi: Izraeli vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën, Irani nuk na njeh

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 7:11

Lekë Rezniqi, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se Izraeli është shtet i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe sipas tij na ka mbështetur.

Ndërkaq për Iranin, Rezniqi u shpreh se nuk e njeh Kosovën si shtet, përcjell Klankosova.

“Unë mendoj që dihet kush është në anën tonë. Izraeli është shtet i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës, i cili vazhdimisht e mbështetur Kosovën edhe kur nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. I është gjetur Kosovës në vitin 99-të, refugjatëve kosovarë edhe në periudha të ndryshme”.

“Kështuqë lidhjen me Izraelin të popullit të Kosovës janë më të ndryshme dhe në aspektin politik, vendet e tjera të cilat janë duke e luftuar Izraelin nuk kanë qenë në linjë të duhur sa I përketë qasjes së tyre ndaj Kosovës, Irani nuk e njeh Kosovën”, tha tutje ai.