Rey Manaj në përkrahje të shokëve të tij të kombëtares: Na bëni krenarë sonte - Gazeta Express
string(76) "rey-manaj-ne-perkrahje-te-shokeve-te-tij-te-kombetares-na-beni-krenare-sonte"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 17:22

Rey Manaj në përkrahje të shokëve të tij të kombëtares: Na bëni krenarë sonte

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 17:22

Kur kanë mbetur më pak se tri orë nga ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë e cila luhet në Varshavë, një reagim nga ardhur së fundmi nga Rey Manaj.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili nuk ia doli dot të bëhej pjesë e skuadrës në grupin e ftuar nga Sylvinho, ka zgjedhur që t’i motivojë shokët e tij nga ekrani.

Me një postim të bërë publik në Instagram, shihet qartë kumtesa e lushnjarit që do të bëjë tifozllëk nga shtëpia, me shpresën e një rezultati pozitiv në këtë transfertë të vështirë.

“Hajde çuna, na bëni krenarë sonte”, shkruan ai në “Insta Story”.

Manaj mungon në këtë duel për shkak të dëmtimit që pësoi me Sivasspor në Turqi, ndërsa ekzaminimet tregojnë se një rikthim i tij në fushën e blertë mund të vijë vetëm në javët e fundit të kampionatit.

Ndeshja Poloni – Shqipëri luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Ukrainë – Suedi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement