Performanca sensacionale në fitoren ndaj Kayserispor e ka marrë edhe shpërblimin e duhur.
Rey Manaj shkëlqeu me dy gola dhe dy asiste në triumfin 5-2 të Sivasspor për të dhuruar një prej sfidave më të mira në karrierë.
Kontribut me 4 gola për skuadrën turke, duke e ndihmuar Manaj që të marrë edhe vlerësimin maksimal.
Sipas ‘Sofascore’, lushnjari meriton notën 9.9, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 21-të në Superligën turke.
Manaj la gjurmë dhe ishte më i vlerësuari në 11-ëshen e më të mirëve, për t’u pozicionuar në majën e sulmit në formacionin 3-1-4-2.
27-vjeçari goditi dy herë drejt portës, tentativa që u shndërruan në gol. Teksa vetëm një goditje u bllokua nga mbrojtja, me Manaj që regjistroi statistika fenomenale në një 90 minutësh tepër efikas prej tij.
38 herë u prek topi nga sulmuesi kuqezi, ndërsa 18 prej 22 pasimeve ishin të sakta, përcjell Klan.
Ndaj Kayserispor ishte tepër i fortë në lojën në ajër, me 4 tentativa të fituara prej tij në 5 duele, ndërsa faullet kundër tij u përkthyen në kartona të kuq për kundërshtarët.
Dy gola dhe dy asiste për Rey Manaj që ngjitet në kuotën e 6 rrjetave sezonale dhe dy pasimeve kyç për shokët e skuadrës, për të ndihmuar Sivasporin që t’i qëndrojë larg pozicioneve të fundit të renditjes.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...