string(64) "rey-manaj-i-pandalshem-tjeter-gol-i-tij-ne-fitoren-e-sivassporit"

Sport

Gazeta Express

25/02/2024 13:30

Rey Manaj i pandalshëm, tjetër gol i tij në fitoren e Sivassporit

Sport

Gazeta Express

25/02/2024 13:30

Pas barazimit me Hataysporin javën e kaluar, Sivasspori është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë.

Sivasspori triumfoi sot me rezultatin 4:1 ndaj Pendiksporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, shkruan Gazeta Express.

As në këtë ndeshje nuk mungoi kontributi i Manajt për skuadrën e tij.

Sulmuesi shqiptar ishte autor i golit të tretë të ndeshjes, të shënuar në minutën e 69-të.

Për 27-vjeçarin ishte ky goli i tij i 14-të i këtij sezoni në elitën e futbollit turk.

Lushnjari ishte titullar dhe kompletoi një tjetër paraqitje të plotë me fanellën e Sivassporit. Ai numëron tani 23 parqitje në Superligën turke.

Sivasspori pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani renditet i gjashti në tabelë. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore