Rexhepi: Ku shkruan se provimi i jurisprudencës jepet vetëm në maqedonisht? Mickoski: Do të gjejmë zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip - Gazeta Express
string(143) "rexhepi-ku-shkruan-se-provimi-i-jurisprudences-jepet-vetem-ne-maqedonisht-mickoski-do-te-gjejme-zgjidhje-per-provimin-e-jurisprudences-ne-shqip"

Maqedoni

Gazeta Express

04/03/2026 15:43

Rexhepi: Ku shkruan se provimi i jurisprudencës jepet vetëm në maqedonisht? Mickoski: Do të gjejmë zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip

Maqedoni

Gazeta Express

04/03/2026 15:43

Çështja për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe sërish në seancën kuvendore. Deputeti i Frontit Europian, Skënder Rexhepi, për këtë tha se nuk dëshiron ta parashtrojë pyetjen ministrit të drejtësisë sepse, siç u shpreh, ministri ka një fjalor shovinist dhe nuk meriton t’i drejtohet, prandaj përgjigje kërkoi nga kryeministri Mickoski.

“Natyrisht nuk i jap luks ministrit të drejtësisë që t’i bëj pyetje sepse konsideroj se fjalori i tij shovinist, i cili fshihet pas patriotizmit të tij të brendshëm të rremë, nuk meriton që t’i drejtohem. Kryeministër, përpara meje është ligji për dhënien e provimit të drejtësisë, ju pyet publikisht që të më thoni dhe publikut se në cilin nen të këtij ligji thuhet se provimi i drejtësisë duhet të jepet në gjuhën maqedonase”, tha Skënder Rexhepi – Fronti Europian.

Kryeministri Mickoski duke cituar Kushtetutën u përgjigj se për të mundësuar që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, është e nevojshme që kjo të harmonizohet me ligjin. Ai siguroi se po punohet për zgjidhjen e këtij problemi.

“Në organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë mund të përdoret një gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonase në përputhje me ligjin. Nëse lexoni Ligjin për gjuhët, do të arrini në përfundimin se Ligji për gjuhët është lex generalis, nuk mund të tejkalojë lex specialis siç është provimi i drejtësisë. Ne si Qeveri, duke pasur parasysh se nuk kam kohë t’ju përgjigjem plotësisht, po ju them shkurtimisht: po kërkojmë një mënyrë dhe do ta gjejmë atë mënyrë”, u shpreh Hristjan Mickoski – Kryeministër.

Javën e kaluar, ministri i drejtësisë, në pyetjen nëse mbetet në qëndrimin se nuk ka mundësi për të dhënë provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ai vetëm u përgjigj shkurt se kjo çështje për të është e mbyllur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement