Deputetja boshnjake Emilia Rexhepi ka deklaruar para seancës së 52-të konstituive se pret që Kuvendi të konstituohet sot ose nesër, raporton Ekonomia Online.
“Po presim sot dhe nesër të konstituojmë parlamentin, pastaj shohim”, tha ajo.
Sa i përket kandidaturës për kryetar të Kuvendit, Rexhepi theksoi se aktualisht kanë të propozuar vetëm Albulena Haxhiun. “Zyrtarisht është Albulena Haxhiu, nuk dimë nëse ka ndryshim”, shtoi ajo.