Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministrja në detyrë është deklaruar rreth vendimit te Presidentes Vjosa Osmani për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Ajo tha se pret udhëzime më të qarta nga Kushtetuesja, ndërsa i bëri thirrje Presidentes që të përdorë autoritetin e saj për të ndikuar te partitë politike.
“Personalisht pres udhëzime më të sakta nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjidhjen e situatës aktuale, dhe pres që Osmani të përdorë autoritetin e saj për të ndikuar te partitë politike shqiptare që të mos debatojnë se kush ka të drejtë dhe kush jo, ose kush mundet dhe kush nuk mundet, por të gjithë të marrin një pjesë të përgjegjësisë dhe të votojnë për parlamentin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.
Rexhepi vlerëson se duhet të shpallen zgjedhjet nëse nuk ka bashkëpunim mes partive.
“Nëse nuk arrihet kompromis, le të shpallin zgjedhje qendrore sa më shpejt të jetë e mundur. Mendoj se kjo situatë nuk është e drejtë as për qytetarët që votuan për ne”, potencoi Rexhepi për “Front Online”.