string(45) "rexhep-selimi-ia-kthen-haradinajt-ske-kulture"

Gazeta Express

14/03/2020 18:21

Rexhep Selimi ia kthen Haradinajt: S’ke kulturë

Gazeta Express

14/03/2020 18:21

Deklarimeve të deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur deputeti i VV’së, Rexhep Selimi.

Selimi pasi është quajtur mashtrues nga Haradinaj, ka thënë se deputetit të AAK’së po i mungojnë dy gjëra.

Sipas deputetit të VV’së deputeti Haradinaj s’ka vetëdije për sitautën nëpër të cilën po kalon vendi, ndërkohë ka thënë se ka edhe mungesë të kulturës së shprehjes.

Haradinaj e kishte quajtur mashtrues Selimin, pas kalimit të mocionit të pozitës për Buxhetin 2020.

“Disa këtu në sallë i kam ditë për burra, por që janë mashtrues ordiner si Rexhep Selimi. E kam ditë, por që je qekaq.. Bravo të koft, bashkë me një koleg që ke present”, ka thënë Haradinaj.

Deputeti i AAK’së ka thënë se s’kanë bërë mirë që kanë vazhduar të vetëm, pasi që opozita s’ka pasur tendencë për të bllokuar buxhetin.

Ndryshe përplasjet mes Daut Haradinajt, Ramush Haradinajt me Rexhep Selimin janë të vjetra.

Ish-kryeministri Haradinaj kur bëhej fjalë për Gjykatën Speciale kishte thënë se “Rexhep Selimi ka kënduar në Hagë”, ndëkrohë më herët i kishte thënë se s’i ka hyrë asnjë ferrë në këmbë gjatë luftës./Express/