Rexhep Selimi befason nxënësin që i shkroi letër, i çon dhuratë nga Haga - Gazeta Express
string(71) "rexhep-selimi-befason-nxenesin-qe-i-shkroi-leter-i-con-dhurate-nga-haga"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2023 23:50

Rexhep Selimi befason nxënësin që i shkroi letër, i çon dhuratë nga Haga

Lajme

Gazeta Express

08/05/2023 23:50

Gur Ademi, nxënës i shkollës “Elena Gjika” i ka shkruar letër Rexhep Selimit me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Ish deputeti i LVV-së, në shenjë falënderimi i ka bërë një pikturë me emblemën e UÇK-së dhe përmes gruas së tij Shqipes ia ka dërguar Gurit

Histori për luftën dhe trimat që e bënë atë kishte dëgjuar shpesh.

Edhe në shkollë, mësuesja u kishte folur nxënësve për ata djem e vajza që luftuan për lirinë e Kosovës dhe më pas shpallen pavarësinë

Rrëfimet e prindërve por edhe të gjyshit – ish luftëtarë i UÇK-së, i kishin krijuar, nxënësit të shollës fillore Elena Gjika, imazhin e heronjve të vërtetë.

Gur Bekaj , i kishte tashmë heronjtë e vet të gjallë pa pasur nevojë t’i kërkonte ata nëpër libra apo filma.

Por takimin, për një kohë, duket i pamundur me ata që po përballen edhe me një betejë tjetër për të dëshmuar luftën e drejte që e bënë.

Po aq të pastra dhe fisnike do të jenë edhe fjalët brenda një letre që Guri vendosi t’i shkruaj në adresë të ushtarëve që luftan për lirinë e vendit.

Një kërkesë e ardhur nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës, mbërriti edhe në klasën e Gurit.

Nxënësve u kërkohej që me 17 shkurt, ditën kur Kosova e feston Pavarësinë, t’u shkruhej nga një letër atyre që ndodhen në Hagë.

Nxënësve u kërkohej që me 17 shkurt, ditën kur Kosova e feston Pavarësinë, t’u shkruhej nga një letër atyre që ndodhen në Hagë.

Guri 7 vjecar tashmë e kishte momentin t’i shkruante fjalët më të mira për ata që me dëshirë do t’i takonte, por rrethanet nuk ia lejojnë.

Letra e shkruar me aq shumë dashuri fillonte kështu:

I dashur ushtar!

Unë jam Gur Bekaj, nxënës në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë. Kam vendos me ju falenderu që në kohën me të vështirë për Kosovën ju keni luftu dhe na keni mbrojt.

Unë e di që gjatë luftës janë vra shumë gjyshër, fëmijë e mësues.

Kjo është e tmerrshme por fal jush ne sot jetojmë të lumtur në Kosovë.

Prandaj për nder të Pavarësisë ju dëshiroj shumë suksese dhe ju falënderoj në emër të fëmijëve të Prishtinës!

Kjo letër e nisur nga Prishtina kishte mbërritur në qendrën e paraburgimit në Hagë, brenda këtyre mureve ku bashkë me shokët, mbahet edhe 10-it UCK-së.

Duket se përmbajtja e kësaj letre e kishte emocionuar shumë Rexhep Selimin; luftëtarin e dikurshëm dhe artistin e përhershëm.

Ai që pushkën dhe këngën nuk i ndante në kohë lufte, kishte vendosur që Gurit si shenjë falënderimi t’ia kthejë këtë letër, duke përdorur sërish artin si formë komunikimi me djaloshin që e njohu përmes këtij shkrimi.

Rexha që brenda burgut, zhvilloi talentin edhe në pikturë, i dërgoi Gurit një dhuratë të cilën në shkollë ia solli, Shqipe Selimi bashkë me vajzën e saj. 

Por dhurata më e mirë ishte për Gurin.

Dhurata ka edhe një mbishkrim për Gurin.

Tash është i vogël për ta kuptuar rëndësinë e këtij momenti që po e shënonte në klasë.

Edhe Shipe Selimi ishte bërë ushtare e Kosovës, duke lënë bankat e shkollës për t’ju bashkuar luftës për çlirimin e vendit.

Por Shqipja nuk u foli nxënësve asgjë për vete. U mundua me fjalë të thjeshta të tregoi punën e madhe që është bërë për t’u çliruar Kosova.

Ju jeni të vogël….u deshtë me luftu…shkollat kanë qenë të mbyllura, për me qenë të lirë është dashtë dikush me luftu, djem e vajza kanë lauftu në UCK

Ish ushtarja e UCK-së, beson se Rexhep Selimi dhe të tjerët që po mbahen në Hagë shumë shpejt do të lirohen.

E derisa të kthehen, Guri pos pikturës ka parasysh edhe portretin e Rexhep Selimit,

Dhurata e ardhur nga Haga, ka qenë befasi jo vetëm për gurin por edhe për prindërit e tij.

I veçantë ishte edhe ky moment edhe për klasën e dytë, sikurse edhe porosia që u la nxënësve ish ushtarja më e re e UCK-së: