Shkrimtari nga Shqipëria Ben Blushi i ka dedikuar një postim akademikut Rexhep Qosjes, të cilin e ka vizituar në shtëpinë e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.
Derisa Blushi tregon për “vështirësitë” për t’ia gjetur shtëpinë Qosjes, ai menjëherë shkruan se “Rexhep Qosja ishte më mirë se ç’e prisja”.
“I vëmendshëm, me kujtesë të freskët, elegant, i kursyer, me një zë kumbues dhe i drejtë si shkëmb. Lëvizte ngadalë, por shikonte mirë”, vijon Blushi.
Blushi citon Qosjen se “disa akademikë të Kosovës janë kundër” bashkimit me Shqipërinë.
“Kur e pyeta se pse kosovarët nuk e duan më bashkimin me Shqipërinë më tha se vetëm disa akademikë të Kosovës janë kundër”, shprehet Blushi.
Ai ka ndarë shumë detaje nga biseda me Qosjen, ndër të tjera e uron nga Tirana për 89 vjetorin e lindjes.
“Meqë sot mbush 89 vjeç po e uroj nga Tirana. Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal”, shkruan Blushi.
Postimi i tij i plotë: