“REXHEP - Çka e vrau arkitektin” - Gazeta Express
string(28) "rexhep-cka-e-vrau-arkitektin"

“REXHEP – Çka e vrau arkitektin”

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 16:46

Këtë vit festivali ‘DokuFest’ do të mbahet më datat 05 deri më 13 gusht në qytetin e Prizrenit. Edicioni i 21-të i festivalit do të sjell shumë filma e dokumentare para publikut kosovar me tema të ndryshme e në hapësira të ndryshme. Tema e këtij edicioni është si të mbijetojmë”. Në mesin e filmave- dokumentar që do të shfaqën është edhe “Rexhep- Çfarë e vrau arkitektin”, një përmbledhje kjo për jetën dhe veprën e arkitektit Rexhep Luci.

Dokumentari “REXHEP – Çka e vrau arkitektin” do të shfaqet në Dokufest, Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër në këto data: 7 gusht, ora 20:00 në Kino Lumbardhi (Bahçe) dhe 12 gusht, ora 16:00 në Kino Lumbardhi.

Lexo Edhe:

“REXHEP – Çfarë e vrau arkitektin” është një dokumentar me metrazh të gjatë për jetën dhe veprën e arkitektit dhe urbanistit Rexhep Luci, dhe historinë e Prishtinës, qytetit që ai e donte dhe ku u vra në shtator të vitit 2000. Dokumentari ndjek jetën e tij personale dhe profesionale. marrëdhëniet me qytetin, nga përkushtimi i tij ndaj rritjes urbane gjatë periudhës jugosllave te vendosmëria e tij për të parandaluar ndërtimet ilegale në periudhën e pasluftës. Mbesa e tij, Besa, na udhëheq në jetën e tij dhe të zhvillimit të Prishtinës përmes bisedave intime me familjarët dhe ish-kolegët e Rexhepit, ndërsa ndjek një ndërhyrje arkitekturore në rrugën që mban emrin e tij. Dokumentari eksploron atë që e ndalon një arkitekt.

/Gazeta Express