Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka reaguar pas humbjes së “Dardanëve” nga Turqia 0:1 në finalen e play-offit, duke ndarë emocionet e tij përmes një mesazhi drejtuar tifozëve.
Në një postim publik, Rexhbeçaj falënderoi përkrahësit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rolin e tyre të madh në rrugëtimin e ekipit.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju e bëtë çdo ndeshje si në shtëpi për ne”, ka shkruar ai, duke nënvizuar atmosferën e krijuar nga tifozët, që sipas tij ka qenë shtysë e madhe për skuadrën.
Megjithatë, mesfushori nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin final, duke e cilësuar këtë si momentin më të vështirë në karrierën e tij.
“Fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë hapin e fundit. Është humbja më e dhimbshme e karrierës sime…”, u shpreh Rexhbeçaj.
Pavarësisht kësaj, ai dha një mesazh optimist për të ardhmen e përfaqësueses, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë do të shërbejë si pikënisje për suksese më të mëdha.
“Por është fillimi i diçkaje të madhe! Forca Kosova”, përfundoi ai.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...