Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu, disa klube të Bundesligës në garë - Gazeta Express
string(72) "rexhbecaj-drejt-largimit-nga-augsburgu-disa-klube-te-bundesliges-ne-gare"

Futboll

Gazeta Express

08/04/2026 16:45

Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu, disa klube të Bundesligës në garë

Futboll

Gazeta Express

08/04/2026 16:45

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbecaj, pritet të largohet nga FC Augsburg në fund të sezonit si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij katërvjeçare.

28-vjeçari ka zhvilluar 115 ndeshje me klubin gjerman, ndërsa në total numëron 210 paraqitje në Bundesliga.

Sipas raportimeve nga Gjermania, interesimi për Rexhbecajn është i madh, me disa klube të elitës që po e ndjekin nga afër situatën e tij.

Ndër emrat më të përfolur janë Borussia Mönchengladbach dhe Werder Bremen, edhe pse të dy klubet ende nuk kanë siguri për statusin e tyre në sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi kosovar po kërkon një projekt afatgjatë për të ardhmen, ndërsa mbetet i hapur për të vazhduar karrierën në Bundesliga.

Pas eksperiencave te Wolfsburg, Köln, Bochum dhe Augsburg, një tjetër sfidë në elitën e futbollit gjerman duket opsioni më i mundshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement