Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë në “Pressing”, të T7, se deklarata për unifikim të së djathtës ka bërë që të bëhen matje serioze elektorale..
Ai ka thënë se ky unifikim nënkupton një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe AAK-së në krye të listës Vjosa Osmanin. Sipas tij kjo listë potenciale sipas matjeve merr 24-25%.
Tutje, tha se lista pozicionohet para PDK-së, por me një rezultat të ngushtë.
E për Lëvizjen Vetëvendosje tha se sillet aty në 45%, bazuar në matjet që ai thotë të jenë bërë.
“Janë bërë matje së fundmi, një indikator për këto matje ka qenë një deklaratë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që thotë se LDK po punon në unifikimin e së djathtës. Dekonstruktimi i kësaj nënkupton një projekt në të cilën LDK dhe AAK do të bashkoheshin në një koalicion parazgjedhor dhe bartëse e asaj liste të ishte Vjosa Osmani. Kjo ka qenë ideja”.
“Akoma nuk ka lëvizje në kuptimin që kjo të marrë formë finale, sepse duhet të pritet vendimi i gjykatës si po shkon procesi, por po punohet në një drejtim. Nëse këto subjekte bashkohen dhe i shtohen Vjosa Osmanit, sipas matjes që janë bërë kjo listë do të merrte 24-25% të votës”.
“Ideja është që LVV bazë këtyre mendjeve mendohet që do sillet 45%, ndërsa këto dy blloqet e tjera do të merrnin diku 55%, këtë e tregojnë matjet. LVV do dalë partia parë, ky koalicion i dyti dhe PDK e treta me një diferencë 1-2 deputetë aty. Kjo e rishkruan me një formë gjithë skenën politike dhe hapen rrugë për debate e diskutime kush me kë do bëjë koalicion”.