string(84) "rexhaj-vv-shkon-ne-takim-me-osmanin-por-presidentja-smund-te-propozoje-emra-konkrete"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 14:11

Rexhaj: VV shkon në takim me Osmanin, por presidentja s’mund të propozojë emra konkretë

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 14:11

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj tha se VV-ja do të marrë pjesë në takim, ku do t’i dëgjojë propozimet e Osmanit duke shtuar se nuk dihet se për çka do të diskutohet.

“Po ne e kemi majtë një mbledhje ku kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe meqenëse ne nuk jemi bllokuesit, meqenëse kryeministri Kurti në këtë rast edhe si kryetar i LVV-së ka kërkuar takim me dy liderë e opozitës: PDK e LDK. Sigurisht që marrim pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, do ti dëgjojmë propozimet e saj e pastaj mund të flasim se çka mendojmë pas takimit…”, tha Rexhaj për RTV21.

Ai tutje ka shtuar se Presidentja nuk mund të jep propozime për emra konkret.

“Nuk e di se çka do të diskutohet, se çka do të dalin temat, pas takimit do të japim mendimet tona. LVV nuk i thotë jo takimeve të cilat kanë të bëjnë me zhbllokimin e situatës së Kuvendit të Kosovës. Presidentja nuk mund të jap propozime për emra konkret, ajo është në rolin e saj unifikues, pra nuk është në mandatin e presidentes të propozoj këdo në Kuvendin e Kosovës. Besoj që ajo do të jetë në frymën unifikuese dhe ne realisht vetëm këtë po e bëjmë…”, tha Rexhaj.