Rexhaj: Universitetet publike në Kosovë janë në krizë, numri i studentëve në rënie - Gazeta Express
string(80) "rexhaj-universitetet-publike-ne-kosove-jane-ne-krize-numri-i-studenteve-ne-renie"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 19:13

Rexhaj: Universitetet publike në Kosovë janë në krizë, numri i studentëve në rënie

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 19:13

Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të numrit të studentëve në universitetet publike dhe ato private në Kosovë.

“Kosova e ka humbur disi ndjeshmërinë për sinjalet më të hershme. Ne presim që të ndodhë ndonjë rënie, rrëzim, prishje apo shkatërrim, e vetëm atëherë i vëmë re gjërat”, tha Rexhaj.

Ai theksoi se trendi i rënies së numrit të studentëve ka filluar që nga viti 2018 dhe se situata po përkeqësohet nga viti në vit.

“Prej vitit 2012 deri në 2018, numri i studentëve në arsimin e lartë – publik dhe privat – ka shkuar nga 60 mijë në mbi 110 mijë. Por sot, sërish jemi kthyer te shifra prej rreth 60 mijë studentësh”, theksoi Rexhaj.

Sipas tij, kjo është një krizë serioze për universitetet, sidomos ato rajonale, të cilat po përballen me vështirësi të mëdha.

“Unë besoj se universitetet rajonale janë në probleme serioze dhe ky trend nuk do të përmirësohet nëse nuk merren masa të menjëhershme,” ka theksuar ai.