Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë në “Pressing” të T7, se leximi i LDK-së për situatën është se Vjosa Osmani nuk është më opsion.
Këtë deklaratë ai e dha pas takimit mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.
Ai ka thënë se po kërkohet një opsion ku tri partitë e mëdha do të pajtoheshin.
“Nuk është diskutuar për emra, por mes reshtas, por leximi që i bën LDK-ja është që Vjosa Osmani nuk është opsioni. Për herë të parë Kurti e Abdixhiku janë pajtuar që kanë nevojë për njëri tjetrin”, ka thënë ai. /Gazeta Express