Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë - Gazeta Express
string(60) "rexhaj-kjo-qeveri-eshte-analfabete-ne-menaxhimin-e-pandemise"

Gazeta Express

11/08/2020 21:16

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Gazeta Express

11/08/2020 21:16

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se partia e tij ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Si pikë të parë të këtij mocioni e kemi vendosur dështimin në menaxhimin e pandemisë. Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë. E dyta është qasja e gabuar e kësaj qeverie ndaj dialogut”, është shprehur Rexhaj në Kanal10.

Lexo Edhe:

Më tej, Rexhaj duke diskutuar për menaxhimin e pandemisë tha se Qeveria Kurti kishte paraparë hapjen në tre hapa.

“Keqmenaxhimi i tanishëm i pandemisë është për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila qeveri buronte nga vullneti i qytetarëve”, theksoi ai.