Rexhaj: Jemi në një situatë eksperimenti me arsimin - Gazeta Express
string(50) "rexhaj-jemi-ne-nje-situate-eksperimenti-me-arsimin"

Rexhaj: Jemi në një situatë eksperimenti me arsimin

Gazeta Express

03/12/2019 17:42

Pas dështimit të Kosovës në testimin PISA, në vend pati shumë reagime.

I ftuar në Frontal në T7, eksperti i arsimit në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se fajin për këtë rezultat të ulët e ka vetë sistemi.

Lexo Edhe:

‘’Ky rezultat e vërteton se gjendja në arsim është katastrofale, kronike, nuk mund të ndryshohet pa një ndryshim të mendësisë që sillet rreth sistemit të arsimit, duke nisur nga koka, nga Ministria e Arsimit. Asnjëherë nuk ka pasur qasje serioze për arsimin. Problemi më i madh është që jemi në një situatë eksperimenti të bretkocës. 2 milionë dollarë të Bankës Botërore merren, asgjë nuk bëhet. Askush nuk jep përgjegjësi, nuk e di çfarë do të duhet të ndodhë që të kuptojmë ku i kemi katandisur fëmijët tanë’’, ka deklaruar Rexhaj në T7.

Rexhaj ka thënë se të nxënit në Kosovë është në nivelet më të ulëta të zhvillimit mendor, ne nxënësin e kemi të digjitalizuar ne jua imponojmë tekstet./Express/