“Revolucioni” i Chivu tek Interi, stërvitje më të gjata dhe qëndrueshmëri fizike - Gazeta Express
string(77) "revolucioni-i-chivu-tek-interi-stervitje-me-te-gjata-dhe-qendrueshmeri-fizike"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2025 13:19

“Revolucioni” i Chivu tek Interi, stërvitje më të gjata dhe qëndrueshmëri fizike

Futboll

Gazeta Express

28/07/2025 13:19

Gati, pozicion, dyfishim. Pas 48 orëve të para të dedikuara testimeve atletike, Interi i ri i Cristian Chivu ka hyrë tashmë në fazën e vërtetë të përgatitjeve verore.

Që nga sot, në “Appiano Gentile” kanë nisur dy seanca stërvitore në ditë; një paradite dhe një pasdite, nën vëzhgimin e kujdesshëm të stafit zikaltër. Për sot, edhe të trajnerit të Italisë, Rino Gattuso, i cili ishte mysafir në “Pinetina”.

Kjo nuk është një ngjarje e rastësishme, por standardi i ri javor. Chivu e ka bërë të qartë drejtimin e tij; nevojitet intensitet, forcë dhe rezistencë për të përballuar një sezon që pritet të jetë më agresiv dhe më ofensiv. Krahasuar me epokën Inzaghi, seancat do të jenë më të gjata (rreth një orë e gjysmë). Ato do të paraprihen nga seanca parandalimi në palestër, për të minimizuar dëmtimet.

Pikërisht qëndrueshmëria fizike, një nga dobësitë e sezonit të kaluar, do të jetë një nga shtyllat kryesore të ciklit të ri zikaltër. Në këtë kuadër, do të përdoren gjithashtu teknologjia moderne dhe inteligjenca artificiale për të monitoruar dhe optimizuar punën fizike të lojtarëve.

Fokusi do të jetë edhe tek ushqyerja. Duke pasur parasysh rritjen e temperaturave gjatë fundjavës, stafi nutricional ka përgatitur një plan të veçantë që bazohet te hidratimi i vazhdueshëm dhe ushqimet e pasura me lëngje. “Drita jeshile” është hapur për frutat, perimet, supat elektrolitike dhe suplementimin me kripëra minerale.

Ky është Interi i ri që kërkon të rindërtohet nga baza; trupi, mendja dhe ritmi, nën drejtimin e një trajneri që kërkon t’i japë shpirt ndryshe skuadrës zikaltër.