‘Revolucion’ te Manchester City: 17 lojtarë drejt largimit – Guardiola planifikon pastrimin më të madh që nga ardhja - Gazeta Express
string(111) "revolucion-te-manchester-city-17-lojtare-drejt-largimit-guardiola-planifikon-pastrimin-me-te-madh-qe-nga-ardhja"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 18:20

‘Revolucion’ te Manchester City: 17 lojtarë drejt largimit – Guardiola planifikon pastrimin më të madh që nga ardhja

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 18:20

Pep Guardiola pritet të ndërmarrë ndryshimin më të madh në skuadrën e tij që prej se mori drejtimin e Manchester Cityt, me 17 lojtarë që janë në rrezik largimi këtë verë, sipas raportimeve nga mediat britanike.

Në SHBA për Kupën e Botës për Klube, City ka fituar dy ndeshjet e para ndaj Wydad AC dhe Al Ain, ndërsa skuadra përfaqësohet nga yje si Erling Haaland dhe blerjet e reja si Rayan Ait-Nouri, Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki.

Por disa emra të njohur mungojnë në këtë turne, gjë që ka ndezur spekulime për të ardhmen e tyre:

Kyle Walker, Kalvin Phillips, Jack Grealish – janë jashtë listës 27-anëtarëshe të udhëtimit dhe shihen si kandidatët kryesorë për largim.

Sidomos për Grealish, kuotat për destinacionin e tij të ardhshëm kanë rënë ndjeshëm, duke e bërë largimin nga “Etihad” thuajse të sigurt.

Ndërkohë, edhe Ilkay Gundogan – që luajti në fitoren 6-0 ndaj Al Ain – është përmendur për një largim të mundshëm, me Galatasarayn që shfaq interes për mesfushorin 34-vjeçar.

Guardiola komentoi shkurtimisht: “Me Ilkayn, asnjë lajm është lajm i mirë. Nuk kam folur me të. Por aktualisht kemi një skuadër të gjatë, me shumë lojtarë. Nuk mund të shkojmë në sezon me 26 apo 27 lojtarë – shumë do mbesin pa luajtur. Disa prej tyre me gjasë do largohen.”

Sipas “The Sun”, edhe të rinjtë James McAtee (i angazhuar me Anglinë U21) dhe Maximo Perrone janë në rrugë për t’u larguar.

Lojtarë me të ardhme të pasigurt te City: Ederson, John Stones, Rico Lewis, Vitor Reis, Abdukodir Khusanov, Nico O’Reilly, Mateo Kovacic, Gundogan, Nico Gonzalez, Matheus Nunes, Claudio Echeverri, Oscar Bobb.

Sipas raportit, shumica prej tyre mund të qëndrojnë, por disa do largohen përfundimisht ose huazohen, për të liruar hapësirë në skuadër dhe për të hapur rrugën për afrime të reja.

Pep Guardiola duket i vendosur për të freskuar grupin dhe për të ndërtuar një skuadër të re, më të balancuar dhe të motivuar – ndoshta për të përballuar një sezon që do jetë ndër më sfiduesit për Cityn./GazetaExpress/