Spitali Amerikan vazhdon të vendosë standarde të reja në kujdesin kardiologjik, duke investuar në aparaturën më moderne për Elektrofiziologjinë – një nga fushat më të avancuara të mjekësisë bashkëkohore.
Falë kësaj teknologjie të fundit, pacientët me çrregullime të ritmit të zemrës, si Fibrilacioni atrial dhe Takikardia supraventrikulare, tashmë mund të përfitojnë nga diagnostikim i saktë dhe trajtim minimalisht invaziv.
Një nga procedurat më inovative që ofrohet është Ablacioni kardiak – një metodë moderne që synon eliminimin e burimit të aritmive përmes ndërhyrjeve të sigurta dhe shumë precize. Kjo procedurë rrit ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve dhe në shumë raste eliminon nevojën për terapi afatgjatë me medikamente.
Pajisjet e reja të elektrofiziologjisë mundësojnë:
Hartëzim të detajuar elektrik të zemrës
Identifikim të saktë të zonave problematike
Trajtim të targetuar dhe efikas
Ky investim strategjik konfirmon përkushtimin e Spitali Amerikan për të ofruar shërbime të nivelit ndërkombëtar, duke sjellë inovacionin më të fundit pranë pacientëve tanë.
Shëndeti i zemrës suaj është prioriteti ynë – me teknologjinë më të avancuar dhe kujdesin më profesional.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...