Revolucion në futbollin e femrave: FIFA kërkon më shumë gra në pankina - Gazeta Express
string(69) "revolucion-ne-futbollin-e-femrave-fifa-kerkon-me-shume-gra-ne-pankina"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 21:19

Revolucion në futbollin e femrave: FIFA kërkon më shumë gra në pankina

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 21:19

FIFA ka miratuar një rregull të ri që synon rritjen e përfaqësimit të grave në trajnim, duke obliguar çdo ekip në turnetë e futbollit të femrave të ketë të paktën një trajnere kryesore ose asistente në staf.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s dhe do të hyjë në fuqi që nga këtë vit, duke nisur me Kupat e Botës për grupmoshat U-17 dhe U-20, si dhe në garat e tjera, përfshirë edhe nivelin e klubeve dhe përfaqësueseve seniore.

Sipas rregullores së re, të paktën dy anëtarë të stafit në bankinë gjatë ndeshjeve duhet të jenë gra, ku njëra prej tyre duhet të mbajë rolin e trajneres kryesore ose asistente.

Shefja e futbollit në FIFA, Jill Ellis, theksoi se kjo lëvizje është e domosdoshme për të përmirësuar balancën gjinore në trajnim. “Nuk ka mjaftueshëm gra në trajning sot. Duhet të krijojmë më shumë mundësi dhe të rrisim dukshmërinë e tyre,” u shpreh ajo.

Në Kupën e Botës për femra 2023, vetëm 12 nga 32 trajnerët kryesorë ishin gra, mes tyre edhe trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, e cila ka fituar disa herë çmimin për trajneren më të mirë nga FIFA.

FIFA shpreson që ky vendim të sjellë një rritje të shpejtë të numrit të trajnereve, sidomos në prag të Kupës së Botës 2027 në Brazil, duke hapur rrugë për një brez të ri trajneresh në futbollin ndërkombëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement