Reuters: Udhëheqësi suprem i Iranit ka vdekur, trupi i tij është gjetur, tha një zyrtar i lartë izraelit - Gazeta Express
string(101) "reuters-udheheqesi-suprem-i-iranit-ka-vdekur-trupi-i-tij-eshte-gjetur-tha-nje-zyrtar-i-larte-izraelit"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 21:00

Reuters: Udhëheqësi suprem i Iranit ka vdekur, trupi i tij është gjetur, tha një zyrtar i lartë izraelit

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 21:00

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raporton se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei ka vdekur dhe se trupi i tij është gjetur, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit.

Trupi i Khameneit është gjetur dhe ai është konfirmuar i vdekur, raporton Reuters, duke cituar zyrtarin.

Para pak minutash, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se “ka shumë shenja” që udhëheqësi suprem i Iranit “nuk është më mes nesh”.

Reuters shkruan se nuk ka konfirmim të menjëhershëm nga Irani për fatin e Ali Khameneit.

Media izraelite si Jerusalem Post, shkruajnë se trupi i Ali Khameneit, udhëheqësit suprem të Iranit që nga viti 1989, u gjet nën rrënojat e shkaktuara nga sulmi ajror izraelit në Teheran.

JP shkruan se vdekja e tij shënon një pikë kthese madhore për udhëheqjen e Republikës Islamike të Iranit.

Dokumentacioni i trupit të Khameneit raportohet se iu paraqit Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

CNN ka raportuar më herët se Khamenei ishte objektiv i valës së parë të sulmeve amerikane dhe izraelite këtë mëngjes në Teheran.

Dokumentacioni i trupit të Khameneit thuhet se iu paraqit Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement