Reuters: Sundimtarët e Iranit përballen me situatë ekzistenciale pas sulmeve SHBA-Izrael - Gazeta Express
string(87) "reuters-sundimtaret-e-iranit-perballen-me-situate-ekzistenciale-pas-sulmeve-shba-izrael"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 18:24

Reuters: Sundimtarët e Iranit përballen me situatë ekzistenciale pas sulmeve SHBA-Izrael

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 18:24

E dobësuar nga lufta dhe bllokimi diplomatik, elita klerike e Iranit ndodhet në një udhëkryq: të sfidojë presionin për të ndaluar aktivitetin e saj bërthamor dhe të rrezikojë sulme të mëtejshme izraelite dhe amerikane, ose të pranojë dhe të rrezikojë një thyerje të lidershipit, ka shkruar Reuters, transmeton Gazeta Express.

Për momentin, establishmenti i Republikës Islamike po përqendrohet në mbijetesën e menjëhershme në vend të strategjisë politike afatgjatë.

Një armëpushim i brishtë i dha fund një lufte 12-ditore në qershor që filloi me sulme ajrore izraelite, të ndjekura nga sulme amerikane në tre instalime bërthamore iraniane.

Të dyja palët shpallën fitoren, por lufta ekspozoi dobësitë ushtarake dhe shkatërroi imazhin e parandalimit të mbajtur nga një fuqi e madhe e Lindjes së Mesme dhe armiku i betuar rajonal i Izraelit.

Tre burime të brendshme iraniane i thanë Reuters se establishmenti politik tani i sheh negociatat me SHBA-në – që synojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje dekadashe mbi ambiciet e saj bërthamore – si e vetmja mënyrë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe rrezikun ekzistencial.

Sulmet ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane, të cilat përfshinin vrasjen e komandantëve të lartë të Gardës Revolucionare dhe shkencëtarëve bërthamorë, tronditën Teheranin, duke filluar vetëm një ditë para një raundi të gjashtë të planifikuar bisedimesh me Uashingtonin.