Këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Mike Waltz dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, do të largohen nga postet e tyre.
Kështu ka raportuar Reuters, nga burimet e tyre.
Ndryshe, Këshilltari Waltz, ka qenë i përfshirë në një skandal për disa mesazhe në një grup bisedash, për të cilat ai ka marrë përgjegjësinë.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e krijova grupin,” kishte thënë Waltz pasi e kishte futur aksidentalisht një gazetar në një bisedë mes zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare që diskutonin planet për sulmet ajrore në Jemen.
Trump e kishte mbështetur publikisht Waltz-it pasi këshilltari i tij për sigurinë kombëtare dhe anëtarët e tjerë të përfshirë në këto biseda mohuan fuqishëm se kishin ndarë ndonjë plan të klasifikuar lufte në aplikacionin Signal.