RETROSPEKTIVA "COVID -19 DHE VESHKËT" NJË VIT PAS - Gazeta Express
string(46) "retrospektiva-covid-19-dhe-veshket-nje-vit-pas"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

11/03/2021 13:35

RETROSPEKTIVA “COVID -19 DHE VESHKËT” NJË VIT PAS

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

11/03/2021 13:35

E enjtja e dytë e muajit Mars tradicionalisht që nga viti 2006 në kalendar njifet si “Dita Botërore e Veshkes”, kjo ditë shënohet me aktivitete kryesisht sensibilizuese për rritjen e vetëdijes së njerëzve në mbarë globin për sëmundjet e veshkës, parandalimin, diagnostikimin e trajtimin e tyre.

Shoqata Ndërkombëtare e Nefrologjise ISN si dhe shoqatat tjera profesionale kontinentale e shtetërore bashkohen në kampanjë unike dhe përmes aktiviteteteve shkencore e sociale përcjellin mesazhet te popullata e gjerë zakonisht përmes një motoje të paracaktuar.

Për kete vit pra për vitin 2021 motoja e ditës botërore të veshkës është:  

Të jetohet mire me sëmundje të veshkëve

Jashtë kësaj motoje edhe këte vit ditën botërore të veshkëve e eklipson pandemia e COVID 19. Në nivel botëror deri sot janë infektuar me Korona Virus 117,332,262 nejrëz 2,605,356 njerëz kane vdekur nga sëmundja COVID 19 .

Bota ka njohur vitin me më së shumti përpjekje për të arritur mjekimin ose parandalimin e këti virusi. Janë zbuluar dhe patentuar të pakten 5 vaksina që janë funksionale për parandalimine e Korona Virusit, janë administruar 268,205,245 vaksina kundër Korona Virusit.

Korona Virusi dhe sënundja që shkakton në mënyrë primare prek mushkëritë dhe sistemin respitrator ndërsa prek shpesh edhe veshkët duke shkaktuar pamjaftueshmëri akute të veshkëve kryesisht në rastet kritike e të hospitalizuar nëpër repartet e kujdesit intenziv si dhe përparim ose avansim të sëmundjes kronike të veshkëve te pacientët me sëmundje kronike të veshkëve në stade më të lehta, duke rritur kështu te te dyja grupet sëmundshmërinë, hospitalizimin, nevojnën për forma të ndryshme te zëvendësimit të funskionit të veshkëve përfshirë dializën urgjente dhe atë elektive dhe vdekshmërinë.

Nga ky virus janë prekur edhe sëmurët që janë në dializë kronike dhe ata me veshkë të transpalntuar.

Koronavirusi është përshkruar si familje e virusëve që në vitin 1968.  Sipas mendimit të virologëve, keto viruse  janë anëtarë të një grupi të panjohur më parë i cili sipas sygjerimeve të tyre u emëruan koronaviruse, për  shkak të pamjes karakteristike me të cilën këto viruse identifikohen në mikroskopin  elektronik.

Tutje në vitin 1998 publikohet një punim në të cilin përshkruhet izolimi I koronavirusit në biopsinë e veshkëve të paceintëve me Nefropati Endemike Ballkanike e cila është një sëmundje e veshkëve me shkaktarë të panjohur që shfaqet në popullatat e regjioneve: Bullgari, Rumani, Kroaci, Serbi, Bosnjë e Kosovë. Ne Republikën e Kosovës është me distinktive në regjionin e Anamoravës – Viti (nuk ka studime të reja që përshkruajnë demografinë e saktë të përhapjes së kësaj sëmundjeje).

Ky studim I realizuar në Mbretërinë e Bashkuar – Londër, postuloi se koronavirusi mund të jetë i përfshirë në etiologjinë e sëmundjes endemike Ballkanike dhe se njerëzit janë rezervuarë të rastësishëm të kësaj zoonoze. Koronaviruset te njerëzit janë kryesisht patogjenë të rrugëve të frymëmarrjes dhe vlerësohet se ato shkaktojnë deri në një të tretën e infeksioneve të traktit të sipërm respirator. Ato janë implikuar gjithashtu si shkaktarë të diarresë, kohët e fundit dy koronaviruse janë izoluar nga rastet e sklerozës multiple, por prania e tyre në indin renal është sugjestive për patogjenezë të nefropatisë endemike. (1986)

Në literaturën e gjerë nefrologjike koronavirusi përmendet si shkaktarë I dëmtimit akut dhe kronik të funksionit të veshkëve, do të mundohem ti citoj tutje:

Infeksionet virale mund të shkaktojnë glomerulonefrite akute  (virusi I hepatit A, parvovirus,

B19, fruthi, virusi Epstein-Barr).

Glomerulonefrite kronike (hepatiti B  virusi [HBV], virusi i hepatitit C [HCV], HIV, parvovirus B19), dhe

Nefrit intersticial (Hantavirus, virusi i gripit, Denge virusi, virusi BK, koronavirusi, citomegalovirusi, virusi i hepatitit A).

Sindromi i rëndë i akut respiratorë I shkaktuar nga koronavirusi mund të shkaktojë nefrit tubulointersticial. Insuficienca renale akute, kur është e pranishme, ka të ngjarë të shoqërohet me dështim të shumë organeve.

Te pacientët me veshkë të transplantuar në raste të rralla është raportuar koronavirusi si shkaktarë I sindromës së distresit respiratorë – SARS dhe llogaritet si shkaktarë I ri I njohur I infeksioneve te pacientët pas transplantimit të veshkës.

Për të kaluar tani në periudhën aktuale kur ISN (International Society of Nephrology) ka publikuar gjerësisht artikullin në linkun më poshtë dhe ka dhënë sqarime e udhëzime për përballimin e situatës tek përfshirja e veshkëve IRA si dhe tek pacientët me sëmundje të veshkës e terapi renale zëvendësuese.

COVID-19, një sëmundje e shkaktuar nga një koronavirus i ri, vazhdoin edhe më tutje të jetë  kërcënimi më I madh për njerëzimin, në përmasa globale.

Përfshirja e veshkëve është e shpeshtë në këtë infeksion dhe sëmundja akute e veshkëve IRA  është një parashikues i pavarur i prognozëes shumë të varfër të sëmnundjes dhe vdekshmërisë. Ndikimi i këtij infeksioni tek pacientët me sëmundje kronike të veshkëve (IRK) dhe menaxhimi i pacientëve në dializë të cilët infektohen me korona virus kryhet sipas protokoleve strikte për të minimizuar rrezikun për pacientët e tjerë dhe kujdesin shëndetësor për personelin që kujdeset për këta pacientë. Programet e vaksinimit kanë përfshirë në listat me prioritet pacientët me pamjaftueshmëri të veshkëve, ata me dializë si dhe të transplantuarit. Stafi mjekeësor që kujdeset për këto kategori gjithashtu ështe përfshirë në pritoritetet e imunizimit.

Vjollca Godanci – Kelmendi, MD

Specialiste e Mjekësisë Interne – Nefrologe

Sekretare e Shoqates se Nefrologeve te Kosoves

KO 02587-01-04/05

QKUK Klinika e Nefrologjisë

Tel. +381 38 5006003529
GSM: +383 44 168222