Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës ndodhet në krizë të thellë financiare dhe se llogaritë bankare i janë bllokuar.
“Komuna e Prishtinës aktualisht është në kolaps financiar me xhirollogari të bllokuara!”, ka shkruar ai.
Sipas Retkocerit, gjendja ka ardhur si pasojë e humbjes së shumë lëndëve gjyqësore ndaj qytetarëve dhe palëve të ndryshme, për shkak të fillimit të projekteve në toka të pashpronësuara si dhe lidhjes së kontratave me kompani pa mbulim financiar. Këto procese, sipas tij, kanë përfunduar në përmbarim dhe kanë krijuar obligime e borxhe të reja për komunën.
“Përparimi e ka futur komunën në obligime dhe borxhe – për këtë tashmë njihet”, ka shtuar ai.