Resorti ishte i mbushur me turistë - Shpërthim në një bar në Zvicër, vendi do të priste Kupën Botërore të skive - Gazeta Express
string(108) "resorti-ishte-i-mbushur-me-turiste-shperthim-ne-nje-bar-ne-zvicer-vendi-do-te-priste-kupen-boterore-te-skive"

Lajme

Gazeta Express

01/01/2026 8:06

Resorti ishte i mbushur me turistë – Shpërthim në një bar në Zvicër, vendi do të priste Kupën Botërore të skive

Lajme

Gazeta Express

01/01/2026 8:06

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një bar në resortin luksoz zviceran të skive Crans-Montana, duke vrarë dhe plagosur disa persona, tha policia.

“Pati një shpërthim për shkak të panjohur”, tha Gaetane Latton, një zëdhënës i policisë kantonale të Valais, për AFP. “Ka shumë të plagosur dhe shumë të vdekur”, shtoi ai.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit, në barin Le Constellation, i cili frekuentohet nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Imazhet nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë dhe punonjësit e shpëtimit:

Gazeta zvicerane Blick vlerëson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë një koncerti, megjithatë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia mbi shkaqet e tragjedisë.

Crans-Montana është një vendpushim luksoz skijimi i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës. Sipas BBC-së, vendpushimi do të presë një ngjarje të madhe skijimi, Kupën Botërore FIS, në fund të janarit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement