Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Drenas - Gazeta Express
string(45) "reshjet-e-shiut-shkaktojne-vershime-ne-drenas"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 10:37

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Drenas

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 10:37

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Polluzhë të Komunës së Drenasit, raporton Express

Si pasojë e reshjeve të shiut, është shkaktuar rritje e nivelit të ujit në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj.

Lexo Edhe:

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Komuna e Drenasit.

“Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të së dielës dhe të hënës, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, sidomos në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë, por edhe në disa pjesë të tjera”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur se ekipet emergjente janë në terren.

“Që nga mëngjesi, ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën dhe janë duke intervenuar ne ato zona ku niveli i ujit është më i madh. Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, siç është rasti të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë si dhe mbyllje të kanalizimeve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Drenasit ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të intervenojë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj.

“Komuna e Drenasit, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të intervenojnë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, pasi që është në kompetencë të nivelit qendror. Ndërsa fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/