Reshjet e shiut, përmbyten disa rrugë kryesore në Durrës - Gazeta Express
string(55) "reshjet-e-shiut-permbyten-disa-rruge-kryesore-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

29/01/2025 13:36

Reshjet e shiut, përmbyten disa rrugë kryesore në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

29/01/2025 13:36

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme të shumta në Durrës. Disa rrugë kryesore janë duke përmbytur duke bllokuar edhe lëvizjen e mjeteve.

Uji ka vërshuar në disa lagje të qytetit, ku kanalizimet nuk kanë mundur të përballojnë prurjet e shumta. Autoritetet lokale po punojnë për të zhbllokuar rrugët dhe për të larguar ujin nga zonat më të prekura.

Ndërkohë, në port, dallgët e larta kanë detyruar pezullimin e përkohshëm të lundrimit për flotën e peshkimit.