Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, breshër i madh në Pejë - Gazeta Express
string(57) "reshjet-e-shiut-perfshijne-kosoven-bresher-i-madh-ne-peje"

Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, breshër i madh në Pejë

Gazeta Express

05/08/2020 9:00

Sot në Kosovë  po mban mot jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Rrebeshe lokalisht shumë të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë  dhe breshër kanë përfshirë shumë rajone të Kosovës.

Reshje breshri ka pasur sidomos në rajonin e Pejës, ku janë dëmtuar edhe shumë kultura bujqësore.

Lexo Edhe:

Reshjet pritet të intensifikohen gjatë ditës, derisa është paralajmëruar edhe për vërshime të mundshme. /Reporteri.net