Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e lumejve - Gazeta Express
string(45) "reshjet-e-shiut-kane-rritur-nivelin-e-lumejve"

Gazeta Express

07/08/2020 14:00

Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e lumejve

Gazeta Express

07/08/2020 14:00

Shirat intensivë që e kanë prekur kohët e fundit vendin tonë e kanë rritur nivelin e ujit të lumenjve. Matjet hidrologjike shënojnë disa rritje, veçanërisht në Vardar, Treskë, Pçinjë dhe Crna, përcjell Gazeta Express.

Një rritje ekstreme në krahasim me mesataren mujore tregon Babuna, niveli i ujit i të cilit afër Bogomilës sot është 34 centimetra për dallim nga minusi një centimetri i zakonshëm në këtë kohë të vitit.

Lexo Edhe:

Sipas DPHM, pavarësisht shirave, ka akoma lumenj me një nivel nën mesataren për muajin gusht – Sateska, Kriva Reka dhe Strumica.

Gjendja e liqeneve, Ohrit, Prespës dhe Dojranit nuk ka ndryshuar.