Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka dalë më njoftim pas reshjeve të mëdha të shiut.
Disa zona si Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi, dhe lagjja Kalabria e Prishtinës do të mbesin pa ujë.
Kjo pasi ITU Shkabaj është jashtë funksionit, ka njoftuar KRU Prishtina.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë!
🛑Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, çka e bën të pamundur procesin e trajtimit të ujit.
Si pasojë, pa furnizim me ujë mbesin këto zona:
●Fushë Kosova
●Drenasi
●Obiliqi
●Një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë
Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.
Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.