Shqipëria është përfshirë nga reshjet e dëborës prej tre ditësh duke sjellë edhe problematika në akse të ndryshme rrugore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga pastrimi dhe kriposja e rrugëve në disa akse të vendit.
“Mjetet borëpastruese, në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, tha Rama.