Reshjet e borës përplasin partitë VMRO dhe LSDM - Gazeta Express
string(47) "reshjet-e-bores-perplasin-partite-vmro-dhe-lsdm"

Reshjet e borës përplasin partitë VMRO dhe LSDM

Maqedoni

Gazeta Express

13/01/2025 10:51

Paaftësia e VMRO-DPMNE-së për t’u përballur me pasojat e reshjeve të borës, është kërcënim për sigurinë e qytetarëve. Kështu akuzojnë nga LSDM pushtetin, përshkak të bllokimit të disa autostradave me dëborë, mëngjesin e sotëm.  Bora thonë ata, ka shkakuar kaos të vërtetë në komunikacion, jo vetëm në vendbanime, por edhe në rrugë rajonale dhe autostrada.

LSDM

Lexo Edhe:

“Kjo situatë është edhe krahas asaj që këtë dimër, vetëm tani, institucionet shtetërore kanë harxhuar 219 milion denarë për krip. Tenderët më të mëdhenjë i ka marrë ndërmarrja për mirëmbajtjen e rrugëve ‘Rrugët e Maqedonisë’, e cila deri tani ka nënshkruar tre marrëveshje dyvjeçare në vlerë prej 1.3 milion eurosh në vit, për krip”.

Kurse nga VMRO i kundërpërgjigjen se politika e Venko Filipçes ka gjetur të fitoj poena politike edhe nga bora e janarit.

VMRO-DPMNE

“Për dallim nga vitet e kaluara kur bora ishte një mundësi që LSD të vjedh, tani institucionet po veprojnë. Ndryshe nga retorika e zhveshur e LSD dhe Filipçes, ja faktet: Dega Manastir ka hedhur 370m3 kripë, në Tetovë – Strazhë 400m3 kripë, Shtip, Berovë, Koçan dhe Dellçevë 300m3 kripë”.

VMRO thotë se janë të tmerruar nga politika LSDM-së dhe Venko Filipçes.