Reshje të shumta e vërshime -  Droni i Reuters’it tregon gjendjen e rëndë nga përmbytjet në Kosovë - Gazeta Express
string(94) "reshje-te-shumta-e-vershime-droni-i-reutersit-tregon-gjendjen-e-rende-nga-permbytjet-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 16:41

Reshje të shumta e vërshime –  Droni i Reuters’it tregon gjendjen e rëndë nga përmbytjet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 16:41

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur nga mbrëmë në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona të ndryshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë ndër qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shumë shtëpi e prona tjera të kaplohen nga uji, raporton Klankosova.tv.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën perëndimore të vendit, si në Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec e Klinë, por edhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.

Instituti paralajmëroi se këto reshje, me intervale dhe intensitete të ndryshme, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, “duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”.

“Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës, etj.), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit”, tha IHMK.

Për të parë më saktësisht gjendjen nga të reshurat, agjencia e lajmeve Reuters ka bërë incizime nga ajri me dron, pamje të cilat tregojnë shtëpi, automjete e toka bujqësore të mbuluara nga uji, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement