Reshje të dendura dëbore në Shkodër, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra - Gazeta Express
string(83) "reshje-te-dendura-debore-ne-shkoder-probleme-me-energjine-elektrike-ne-disa-fshatra"

Shqiperi

Gazeta Express

14/02/2025 11:17

Reshje të dendura dëbore në Shkodër, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Shqiperi

Gazeta Express

14/02/2025 11:17

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës.

Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët.

Gjithashtu në shumë fshatra ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement