Reshje shiu dhe dëbore, ja moti për sot - Gazeta Express
string(38) "reshje-shiu-dhe-debore-ja-moti-per-sot"

Shqiperi

Gazeta Express

10/12/2024 9:03

Reshje shiu dhe dëbore, ja moti për sot

Shqiperi

Gazeta Express

10/12/2024 9:03

Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, duke sjellë reshje shiu përgjatë bregdetit dhe në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore të kufirit Lindor parashikohen reshje dëbore, megjithëse sasia e tyre do të jetë e kufizuar.

Në orët e pasdites, pritet që intensiteti i reshjeve të rritet në të gjithë territorin shqiptar, duke shoqëruar motin me temperatura të tipike dimri.

Lexo Edhe:

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje të lehtë, duke luhatur vlerat nga -1°C në qytetin e Pukës, deri në 17°C, që pritet të jetë maksimumi në qytetet e Vlorës dhe Sarandës.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare mbi 45 km/h nga drejtimi Juglindor, duke krijuar valëzim të forcës 3-4 ballë në brigjet detare.