Reshje bore e temperatura në minus, parashikimi i motit për sot - Gazeta Express
string(62) "reshje-bore-e-temperatura-ne-minus-parashikimi-i-motit-per-sot"

Reshje bore e temperatura në minus, parashikimi i motit për sot

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 7:07

Gjatë ditës parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Lexo Edhe:

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.