Reshitaj dhe Sahiti “kapen” për Ballkanin - Gazeta Express
string(39) "reshitaj-dhe-sahiti-kapen-per-ballkanin"

Reshitaj dhe Sahiti “kapen” për Ballkanin

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 10:37

Emisioni sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë ishte mjaft interaktiv.

Ndër temat e shumta që u prekën në emision ishte edhe ajo e Ballkanit, i cili u shpall kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi.

Lexo Edhe:

Futbollisti i Trepçës ’89, Samir Sahiti ishte i ftuar në emision, ndërsa, teksa ia uroi titullin e kampionit ekipit Portokall e Zi, i pati edhe kritikat e veta, mbi të gjitha për orarin që i ishte përshtatur këtij ekipi në edicionet e kaluara, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Sahiti u shpreh se në këtë edicion liga elitare e futbollit të këtushëm ishte më e dobët.

“Ky sezon mendoj se ka qenë shumë i dobët se sezonet e kaluara. Ballkani me meritë besoj që ka dalë kampion, për dallim prej sezoneve të kaluara kur luante kur donte vetë, herë të enjten, herë të premten, herë të premten. Dyshonin njerëzit se po merr pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi luante të marteve dhe të mërkurave, kur dëshironte vetë”, deklaroi fillimisht futbollisti kosovar.

“E ka fituar me plot meritë titullin, normal që është një Ballkan më i dobët se në vitet e kaluara, e ka edhe lojën më të dobët. E dobësimin e ligës e kanë bërë edhe disa largime nga Superliga”, vazhdoi Sahiti.

E sa i përket orarit, atij i ka replikuar drejtori për media dhe marketing i klubit nga Suhareka, Kushtrim Reshitaj, po ashtu i ftuar në “Favorit”.

“Ajo të imponohet ndonjë ndeshje ta shtysh, ta largosh shkaku i udhëtimeve të gjata. Grupet e UEFA Conference League për ekipet e Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Jugut janë si me qenë Champions League”, u shpreh Reshitaj.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/