Më 10 shkurt në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj, luhet reprizë, shfaqja me autor Vaclav Havel, ‘MEMORANDUMI’, më fillim nga ora 19:00.
“Memorandumi” nga Vaclav Havel është një komedi e errët politike që parodizon burokracinë dhe konformitetin. Ngjarja është e vendosur në një organizatë ku në mënyrë që komunikimet ndër-zyrtare të përshpejtohen me efikasitet të lartë, shpiket një gjuhë e re artificiale – “Ptajdipi” e cila supozohet se do të thjeshtësonte punën e zyrtarëve të saj dhe ta bënte komunikimin ndër-zyrtar më të sakt dhe më të lehtë. Përkundrazi, pikërisht kjo “gjuhë” e inkuadruar si një eksperiment do ti shpie nëpunësit e organizatës drejt dehumanizimit dhe tjetërsimit, e që përfundimisht e pashmangshëm ata shkojnë drejt një rrethi të tmerrshëm vicioz të një sistemi ngulfatës edhe më burokratik.
Regjisor i shfaqjes: Agon Myftari
/Express/
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”,...