Reportazh i T7 brenda klinikave ku po trajtohen pacientët me Covid-19 - Gazeta Express
string(69) "reportazh-i-t7-brenda-klinikave-ku-po-trajtohen-pacientet-me-covid-19"

Gazeta Express

13/07/2020 20:18

Reportazh i T7 brenda klinikave ku po trajtohen pacientët me Covid-19

Gazeta Express

13/07/2020 20:18

Para vetës kanë një ditë të gjatë. Prandaj puna e parë që e bëjnë, është të vishen në këtë formë për të qenë të sigurt për 12 orët e ardhshme.

Këtu në këtë korridor, doktorët e infermierët e Klinikës Sportive po ndërrohen e po maskohen në mënyrën më të mirë për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19 që në disa raste ka prekur edhe stafin shëndetësorë.

Lexo Edhe:

E më pas nisin vizitat tek pacientët që kanë nevojë për ta.

Tingujt që lëshojnë aparatura duken si alarm për punë dhe kujdes më të madh.

Zhurmë shurdhuese lëshojnë edhe respiratorët që përdorin pacientët që kanë probleme me frymëmarrje.

Pulsi zemrës dikujt i shtohej e dikujt i binte.

E këtu në dhomë, ku janë 6 pacient ka pak edhe buzëqeshje.

Madje prezenca e mediave brenda sjell diposnim në këtë ditë rënduar.

Edhe më frymëmarrjen e rënduar një grua rreth të 50`tave gjen forcën që të falenderojë stafin shëndetësor që po kujdesen për të.

Një tjetër që dukej se gjendja po i përmirësohej lutej që pjesa tjetër e e njerëzve jashtë spitalit të respektonin masat kundër Covid.

Por jo të gjithë arrinin t’i nxirrnin që donin të thonin.

Por shpresa nuk i lë asnjëherë se betejën do ta fitojnë .

Optimistë se do ia dalin janë edhe mjekët që tregojnë për gjendjen e këtyre pacientëve.

Por vetë stafi kanë harruar se si ishte koha kur me familjet e tyre do të mund të silleshin normalisht, pasi kujdesi duhej shtuar.

Për T7 një prej tyre tregon se si është të punosh 12 orë e të jesh edhe nënë e dy fëmijëve.

Brenda Klinikës Sportive nepër korridore dëgjohej vetëm zhurma e aparaturave mjekësore.

E ato janë të mjaftueshme por jo edhe hapësira që mund të zë më shumë njerëz.

Këtu vend ka vetëm edhe për 3 shtretër.

E pasi të dalësh nga kjo klinikë, duhet të heqësh rrobat mbrojtëse që ke veshur, duke lënë pas pacientët që po luftojnë për jetën.

Ani pse mezi arrijnë të marrin frymë, e mjekët mezi po ia arrijnë t`ua kthejnë shëndetin, gjejnë kohë të këshillojnë të tjerët që t`u binden masave që ka vendosur qeveria e Kosovës.