Replikat mes Cakajt e Lubonjës, analisti kritika për dërgimin e mjekëve në Itali: Qesharake! - Gazeta Express

Replikat mes Cakajt e Lubonjës, analisti kritika për dërgimin e mjekëve në Itali: Qesharake!

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2020 22:38

I ftuar në emisionin “Real Story”, në Neës24, analisti Fatos Lubonja kritikoi ashpër veprimin e kryeministrit Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të luftuar koronavirusin, duke thënë se e bëri për propagandë dhe jo për solidaritet.

Pjesë nga diskutimet:

Lubonja: Mjekët duhet të punojnë këtu, pastaj mund të ndezin qirinj edhe në xhami tjetër.

Cakaj: Çuarja e mjekëve në Itali nuk ishte për propagandë. Italia ka qenë mbështetësja jonë më e madhe, si për tërmetin, ashtu edhe për negociatat. Ky është një solidaritet social e human, sesa përpjekje për të bërë propagandë. Teza e Lubonjës përputhet me një artikull që ka shkruar në mediet holandeze. Unë kam tre përgjigje për Lubonjën.

Elementi i parë është që rezultatet e Shqipërisë, në fushat e prioritetet themelore, është i qëndrueshëm. Që kur janë hapur negociatat, ne kemi shumë gjyqtarë e prokurorë të larguar nga sistemi, kemi avancuar në luftën kundër krimit, pastrimit të parave dhe kanabisit. Burimi i parë është Komisioni Evropian, i dyti janë autoritetet italiane.

Elementi i dytë është se këtu po krijohet një përshtypje e gabuar. E vërteta është se Shqiëpria është i vetmi veënd në rajon që ka në Kushtetutë mekanizma ndërkombëtar, sic është ai i Reformës në Drejtësi.

Elementi tjetër është fakti që edhe KE e vlerëson që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka lënë hapësirën ajrore të qasshme për një vend të tretë.

Lubonja: Ishte solidaritet apo spektakël, mendoj që ishte edhe spektakël nga ana e kryeministrti, madje spektakël i keq, por shumë shqiptarë nuk e kuptojnë, sepse edhe po të ishte solidaritet, duhet të ishte shumë më i matur, pasi edhe vendet diktatoriale nuk kanë dalë kryeministrat duke bërë spektakël, por kanë dërguar qeveritë mjekë e ekipe. Ishte fyese për shqiptarët, sepse e gjitha gjëja u bë sikur e bëri Edi Rama, dhe na trajtuan italianët sikur të ishim nën udhëheqjen e Gadafit. Këto janë histori qesharake. Edhe nëse do të ishte bërë ky solidaritet, duhet të ishte bërë jo në këtë formë.

Sa i përket artikullit tim, ku them se po mbështetet narkoshteti, ka argumente për muxhahedinët, etj. Por thelbi është sistemi që ka ngritur dhe Evropa neoliberal, që ka harruar problemet e mëdha që ka krijuar. Ne, them unë, nuk është e keqja që na vjen vetëm nga komunizmi, sikur kemi bërë hapa përpara, por them se ka dështuar narrativa e tranzicionit.

Ne jemi në një regjim që po përkeqësohet dhe vjen nga e njëjta sëmundje që ka dhe perëndimi, pushteti i oligarkive, që pushtojnë politikën, dhe që u vu re edhe te kriza e koronavirusit. Evropa është dominuar nga interesat e të fuqishmëve. Ne jemi karikaturë, sepse të fuqishmit tanë janë trafikantë, por Evropa nuk do ta shikojë këtë. Ne kemi një postdemokraci me fytyrë çnjerëzore.