I ftuar në emisionin “Real Story”, në Neës24, analisti Fatos Lubonja kritikoi ashpër veprimin e kryeministrit Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të luftuar koronavirusin, duke thënë se e bëri për propagandë dhe jo për solidaritet.
Pjesë nga diskutimet:
Lubonja: Mjekët duhet të punojnë këtu, pastaj mund të ndezin qirinj edhe në xhami tjetër.
Cakaj: Çuarja e mjekëve në Itali nuk ishte për propagandë. Italia ka qenë mbështetësja jonë më e madhe, si për tërmetin, ashtu edhe për negociatat. Ky është një solidaritet social e human, sesa përpjekje për të bërë propagandë. Teza e Lubonjës përputhet me një artikull që ka shkruar në mediet holandeze. Unë kam tre përgjigje për Lubonjën.
Elementi i parë është që rezultatet e Shqipërisë, në fushat e prioritetet themelore, është i qëndrueshëm. Që kur janë hapur negociatat, ne kemi shumë gjyqtarë e prokurorë të larguar nga sistemi, kemi avancuar në luftën kundër krimit, pastrimit të parave dhe kanabisit. Burimi i parë është Komisioni Evropian, i dyti janë autoritetet italiane.
Elementi i dytë është se këtu po krijohet një përshtypje e gabuar. E vërteta është se Shqiëpria është i vetmi veënd në rajon që ka në Kushtetutë mekanizma ndërkombëtar, sic është ai i Reformës në Drejtësi.
Elementi tjetër është fakti që edhe KE e vlerëson që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka lënë hapësirën ajrore të qasshme për një vend të tretë.
Lubonja: Ishte solidaritet apo spektakël, mendoj që ishte edhe spektakël nga ana e kryeministrti, madje spektakël i keq, por shumë shqiptarë nuk e kuptojnë, sepse edhe po të ishte solidaritet, duhet të ishte shumë më i matur, pasi edhe vendet diktatoriale nuk kanë dalë kryeministrat duke bërë spektakël, por kanë dërguar qeveritë mjekë e ekipe. Ishte fyese për shqiptarët, sepse e gjitha gjëja u bë sikur e bëri Edi Rama, dhe na trajtuan italianët sikur të ishim nën udhëheqjen e Gadafit. Këto janë histori qesharake. Edhe nëse do të ishte bërë ky solidaritet, duhet të ishte bërë jo në këtë formë.
Sa i përket artikullit tim, ku them se po mbështetet narkoshteti, ka argumente për muxhahedinët, etj. Por thelbi është sistemi që ka ngritur dhe Evropa neoliberal, që ka harruar problemet e mëdha që ka krijuar. Ne, them unë, nuk është e keqja që na vjen vetëm nga komunizmi, sikur kemi bërë hapa përpara, por them se ka dështuar narrativa e tranzicionit.
Ne jemi në një regjim që po përkeqësohet dhe vjen nga e njëjta sëmundje që ka dhe perëndimi, pushteti i oligarkive, që pushtojnë politikën, dhe që u vu re edhe te kriza e koronavirusit. Evropa është dominuar nga interesat e të fuqishmëve. Ne jemi karikaturë, sepse të fuqishmit tanë janë trafikantë, por Evropa nuk do ta shikojë këtë. Ne kemi një postdemokraci me fytyrë çnjerëzore.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...