Reperja kosovare me stil të Merilyn Monroe - Gazeta Express

Reperja kosovare me stil të Merilyn Monroe

Rozë

Gazeta Express

21/07/2020 21:36

Është njëra prej repereve më të talentuara kosovare që pritet të sjell këngë të reja në të ardhmen

Është kjo reperja Besa Hoti, e cila tashmë ka punuar disa këngë me producentët më të njohur kosovar si Cricket, Mixey, etj.

Por, para lansimit të këngëve të reja Bessa ka bërë një fotosesion që e ka postuar në rrjetin social, Instagram.

Në këto foto Bessa shihet në stil të aktores amerikane Merilyn Monroe, derisa shumë shpejt ajo pritet që të realizojë edhe një videoklip të ri.

Bessa do të jetë njëra prej reperëve të reja që do t’i shtohet tregut kosovar e ku pritet të jetë një konkurrencë e fortë për Tayna, Melinda dhe Rina. /GazetaExpress/