Reperi shqiptar Marin njofton me dhimbje për vdekjen e djalit të tij - Gazeta Express
string(68) "reperi-shqiptar-marin-njofton-me-dhimbje-per-vdekjen-e-djalit-te-tij"

Rozë

Gazeta Express

22/08/2025 13:44

Reperi shqiptar Marin njofton me dhimbje për vdekjen e djalit të tij

Rozë

Gazeta Express

22/08/2025 13:44

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë lajmin tragjik të humbjes së djalit të tij të vogël.

Ai publikoi një postim emocional në Instagram Story, ku shprehu dhimbjen e thellë dhe zemërthyerjen për këtë ngjarje të papritur.

“Kjo duhej të ishte një lajm i bukur shtatzënie, por fatkeqësisht nuk është. Të mërkurën në mëngjes humbëm djalin tonë të vogël. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbajmë një të tillë në krahët tanë. Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer – askush nuk duhet të ndjejë këtë dhimbje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po përpiqemi t’i marrim gjërat ditë pas dite, duke ecur përpara sa më mirë që mundemi”, shkruante reperi në postimin e tij.

Ai gjithashtu falënderoi publikisht të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë në këtë kohë të errët. Derisa të shihemi sërish, engjëlli im, do të na mungosh çdo ditë. Për njeriun më të fortë dhe gruan më të mrekullueshme që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba – ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti”, përfundonte shkrimi.