Reperi i njohur amerikan e konfirmon se do ta bëjë këngën zyrtare për Botërorin e Katarit - Gazeta Express
string(89) "reperi-i-njohur-amerikan-e-konfirmon-se-do-ta-beje-kengen-zyrtare-per-boterorin-e-katarit"

Reperi i njohur amerikan e konfirmon se do ta bëjë këngën zyrtare për Botërorin e Katarit

Futboll

Gazeta Express

23/09/2022 9:11

Kupa e Botës në Katar është rreth dy muaj larg fillimit.

Dhe, kjo nuk do të jetë një Kupë e zakonshme Bote, pasi që do të luhet në fundvit, e jo në qershor, siç ka ndodhur deri tani.

Lexo Edhe:

Më 20 nëntor, Botërori do të nisë, për të vazhduar për një muaj me duele mjaft interesante, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, reperi amerikan, Lil Baby e ka konfirmuar se do ta bëjë këngën zyrtare për Kupën e Botës 2022.

Këtë, reperi 27-vjeçar e konfirmoi përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.