Reperi i kërkon publikisht falje të bijës pasi bëri deklaratën shokuese për virgjërinë e saj


Gazeta Express
29 Janar 2020 16:56

Me siguri ju kujtohet drama e shkaktuar në nëntor të vitit të kaluar, mes reperit T.I. dhe vajzës së tij Deyjah Harris? Ok, meqë shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë, po jua kujtojmë ne.

2 muaj pas deklaratës shokuese, reperi i kërkon publikisht ndjesë.

T.I i ftuar në episodin “Life Hacks” në podcast-in “Ladies Like Us” tha se shoqëron vajzën 18-vjeçare tek gjinekologu për të vërtetuar që “himeni i saj është i paprekur”.

Deklarata e tmerrshme u shoqërua me polemika për një kohë të gjatë, por reperi vetëm tani mendoi të reflektonte.

2 muaj më vonë, reperi i kërkon ndjesë vajzës së tij, përmes një postimi në Instagram.

“Vajza, ju dua më shumë se gjuha ma lejon ta shprehë. Jeni rritur para syve të mi dhe jeni shndërruar në gra të forta, me mendime të qarta dhe të pavarura. Jam krenar për ju të dyja dhe do t’ju dua përgjithmonë.

Ju lutem më falni për sjelljen time, që ndonjëherë ka shkaktuar keqkuptime mes nesh. Akuzoni trurin tim, jo zemrën.E dini që jeta mund të na çojë në momente të këqija herë pas here, por unë do të jem atje.”- shkruan ai në kolazhin e postuar me foto të të bijave.

Ndonëse falje tingëllonte e ndjerë, ai nuk përmendi asgjë nga skandali në të cilin përfshiu të bijën, por e la të kuptohej përmes rreshtave.

View this post on Instagram

I love you girls more than my vocabulary will allow me to express. You have grown so much right before my very eyes & blossomed into strong,brilliantly opinionated, independent young women. I'm so proud of you both and I love you to no end,more than you'll ever know. Please forgive me for any and all imperfections that cause misunderstandings between us…. Charge my mind,not my heart. You see Life may throw us curveballs & deal us some pretty bad hands at times. But rest assured,you'll NEVER find yourself in a place too high or low for me to be there to catch you when you fall. I just Can't let another second go by without letting you know while we're still here in this life together…. You have ALL MY LOVE FOR ALL MY LIFE…&AFTER‼️ @princess_of_da_south @zonniquejailee

A post shared by TIP (@troubleman31) on

Te fundit


Kthehu lart